back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeZogaj: Vota e mërgatës po kthehet te LDK-ja, do të dalim shumë...

Zogaj: Vota e mërgatës po kthehet te LDK-ja, do të dalim shumë më mirë se në zgjedhjet e shkurtit

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka folur për votën e mërgatës dhe pritshmëritë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Zogaj shtoi se LDK-ja nuk ka arsye të shqetësohet nga mërgata.

“Vetëm një rezultat ka qenë i tillë, kur shumica e votave është fituar edhe në zgjedhjet e 2021. Ai ka qenë një rast, kur është fituar votë masive në atë kohë (nga LVV-ja). Prej asaj kohe tutje ne shohim rezultate shumë më të mira për LDK-në. Në fakt në tetot jemi fitues (në zgjedhje lokale) me mbi 30 për qind të votës së mërgatës, e LVV është pas nesh. ky është tregues që vota e mërgatës po kthehet kah LDK-ja. Dhe ne nuk i frikësohemi, qysh me u frikësu prej familjarëve tanë. Ata janë familjarët tanë…”, ka thënë Zogaj në FIVE të TV Dukagjinit.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, LVV-ja kishte udhëhequr me mbi 390,000 vota (42.3%), e ndjekur nga PDK-ja me mbi 190,000 vota (20.95%), dhe LDK-ja me mbi 170,000 vota (18.27%).

Megjithatë, sipas tij, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, LDK-ja do të dalë shumë më mirë dhe do të ketë një pozicion të fuqishëm për të krijuar institucionet e vendit.

“Konsiderojmë që do të dalim shumë, shumë më mirë (në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit) sesa në zgjedhjet e shkurtit. LDK do të ketë pozicion shumë të fuqishëm për të krijuar institucionet e vendit. Nuk do të lejojmë ajo çka ka ndodhë në vitin 2025, me ndodh në vitin 2026”, ka shtuar Zogaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz