back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeSuspendohen edhe 7 policë për keqtrajtimin e dy personave në Stacionin Policor...

Suspendohen edhe 7 policë për keqtrajtimin e dy personave në Stacionin Policor të Podujevës

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin  edhe për shtatë zyrtarë policorë prej të cilëve gjashtë ishin duke shërbyer me detyrë në Stacionin Policor të Podujevës dhe një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Hetimet fillestare IPK i kishte filluar me dyshimin se disa zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor në Podujevë kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me  Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zgjeruar hetimet lidhur me rastin ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.

Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj 6 zyrtarëve policorë  janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt  me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor  lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë.

Për detaje shtesë ju lutem i referoheni  edhe komunikatës si më poshtë të datës 10 nëntor 2025 lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz