back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ky cikël po bëhet mbytës”, Ronela Hajati ndan mesazhet fyese që po...

“Ky cikël po bëhet mbytës”, Ronela Hajati ndan mesazhet fyese që po merr në rrjet

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një postim të fuqishëm dhe emocional, ku flet hapur për presionin dhe komentet negative me të cilat përballet në jetën publike.

Ajo shpjegon se sa herë që shkruan për të shprehur ndjenjat e saj, shpesh ndjen se zëri i saj “shurdhohet” dhe ndodhet “e ngujuar në të njëjtin cikël” që po e mbyt me “100 përgjigje që shtohen përditë”.

Ronela thekson se dashuria dhe pasioni i saj për muzikën janë shpesh përfshirë në një “gropë toksike komentesh”, ku njerëzit komentojnë duke përdorur shprehje fyese si “Kush e ka këtë?”, “Ç’është bërë kështu”, “Operacione” dhe “Lopë”.

Ajo ndan shqetësimin se këto komente shpesh i japin më shumë rëndësi pavlerave, duke anashkaluar vlerën e punës dhe përkushtimit të saj.

Megjithatë, këngëtarja nuk i lejon këto kritika të eklipsojnë realitetin e jetës së saj: “Këto lotët nuk kanë të bëjnë me faturën mbi shpinë, familje mbi shpinë, fëmijë që të presin, një dashuri që se kemi, prindër të sëmurë, punë burrash që i kemi bërë 20 vjet pa mbështetjen e askujt”.

Pavarësisht sfidave dhe pyetjes së thellë “Pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?”, Ronela mbyll postimin e saj me një mesazh shprese dhe falënderimi: “E nëse sot duhet të jemi falënderues, përveç shëndetit, jemi bërë të falënderojmë zotin që kemi zemër të mire”.

Postimi i saj ka marrë vëmendje të madhe nga fansat dhe figura të njohura publike, të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe inkurajim për përballjen e hapur me presionin dhe sfidat e jetës në qendër të vëmendjes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz