Policia e Kosovës, gjatë hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Ai dyshohet se gjatë muajit nëntor, në dy raste ka vjedhur sasi të naftës nga gjeneratori i ankuesit, shkruan lajmi.net.
“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
- Advertisement -