Punëtorët e “Trafikut Urban”, kanë protestuar edhe sot pasi nuk është paguar borxhi ndaj tyre tash e gjashtë muaj.
Kjo protestë ka fpërfunduar për sot, ndërsa pritet të vazhdoj edhe nesër, shkruan lajmi.net.
Elmi Gashi nga “Trafiku urban” ka thënë se, menjëherë sapo të kryhet alokimi i parave, punëtorët do të kthehen në punë, duke pasur nevojë për rreth 30 minuta për t’u përgatitur.
“Protesta ka përfunduar. Presim që Komuna së shpejti të bëjë alokimin e mjeteve borxh, të cilat janë të nevojshme për pagat dhe përmbushjen e obligimeve ndaj operatorëve privatë. Në momentin që alokohen paratë, ne dalim menjëherë në punë dhe rikthehemi në normalitet brenda gjysmë ore,” tha ai. /Lajmi.net/