HomeLajmeS’ka marrëveshje, protesta do të vazhdojë edhe nesër

S’ka marrëveshje, protesta do të vazhdojë edhe nesër

Të ngjajshme

Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit, këto janë rezultatet

Në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Kanal 10, pak...

Petrit Selimi citon disa exit-polle paraprake, flet për rezultate “tronditëse”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i PDK-së,...

Ylli i Brazilit e humb Botërorin, u lëndua në miqësore

Pasi pësoi një dëmtim në kofshë në miqësoren e...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e 2025-tës

Dy orë para mbylljes së vendvotimeve, Demokracia në Veprim...

Punëtorët e “Trafikut urban” dhe operatorët privatë të transportit në Prishtinë kanë përfunduar protestën e tyre për sot, e cila u organizua për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës, transmeton IndeksOnline.

Transporti publik dhe ai privat pritet të rifillojë normalisht pas alokimit të mjeteve të nevojshme për pagat dhe obligimet ndaj furnitorëve.

Elmi Gashi nga “Trafiku urban” tha se, menjëherë sapo të kryhet alokimi i parave, punëtorët do të kthehen në punë, duke pasur nevojë për rreth 30 minuta për t’u përgatitur.

“Protesta ka përfunduar. Presim që Komuna së shpejti të bëjë alokimin e mjeteve borxh, të cilat janë të nevojshme për pagat dhe përmbushjen e obligimeve ndaj operatorëve privatë. Në momentin që alokohen paratë, ne dalim menjëherë në punë dhe rikthehemi në normalitet brenda gjysmë ore,” tha ai.

Edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Privat, Izet Smajli, konfirmoi rifillimin e transportit dhe shprehu keqardhjen për qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz