BallinaLajmePikëpyetja e momentit: Kah do të rreshtohet Nisma e Limajt për zgjedhjet...

Pikëpyetja e momentit: Kah do të rreshtohet Nisma e Limajt për zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Të ngjajshme

Italia zgjat me 3 javë uljen e taksave për karburantet, Meloni: Fokusi te nafta

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë për tre javë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen...

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit” – Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Neuer pranë rinovimit me Bayern

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi...

“Jemi në bisedime me LDK-në”, kështu tha për lajmi.net kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kur u pyet për koalicion parazgjedhor.

Kjo deklaratë e tij ishte me 26 nëntor. Tre ditë kanë kaluar dhe ende nuk dihet se a ka pasur përparime mes Nismës dhe LDK-së për një koalicion parazgjedhor, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, në prononcimin për lajmi.net, Limaj e kishte mohuar se ka pasur ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kah do të rreshtohet Limaj? Kjo është pikëpyetja e momentit!

Nuk i kanë mbetur edhe shumë kohë për të vendosur.

Nesër do të jetë e fundit për partitë që të regjistrojnë koalicionet.

Pas kësaj dite, nuk mund të ketë koalicion të regjistruar mes dy partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje me dy parti, që kandidatët e tyre të bëhen pjesë e listës së tyre. Bëhet fjalë për Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Partinë e Drejtësisë (PD)./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz