back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeOVL e UÇK-së: 13 vjet më parë u vulos e vërteta për...

OVL e UÇK-së: 13 vjet më parë u vulos e vërteta për Haradinajn, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e UÇK

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar përvjetorin e shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës, duke e cilësuar si një fitore historike për UÇK-në dhe drejtësinë e luftës çlirimtare.

Në një postim të bërë sot në Facebook, OVL e UÇK-së tha se 13 vjet më parë u vulos e vërteta që është ditur gjithmonë, se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.
Sipas organizatës, vendimi për Haradinajn nuk përfaqësonte vetëm drejtësi për një komandant, por për gjithë luftën e UÇK-së.

“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.

Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.

Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, shkroi Organizata e Veteranëve.

OVL e UÇK-së ka shprehur besim se pafajësia do të konfirmohet edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

“Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.

Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz