back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeBrahimaj kujton vendimin për shpalljen e pafajësisë ndaj tij: Uroj që edhe...

Brahimaj kujton vendimin për shpalljen e pafajësisë ndaj tij: Uroj që edhe ish-krerët të dalin fitimtarë

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar sot 13-vjetorin e shpalljes së pafajësisë nga Gjykata e Hagës, duke e cilësuar këtë datë si ditë krenarie dhe fitore të drejtësisë ndaj padrejtësive.

Ai ka rikujtuar procesin e gjatë e të vështirë që kishte nisur më 9 mars 2005, kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Bala ishin vetëdorëzuar në Hagë, duke vazhduar deri më 29 nëntor 2012, kur u dëshmua e vërteta e luftës së UÇK-së.

Brahimaj ka theksuar se edhe sot shumë bashkëluftëtarë të tyre po përballen me sfida të ngjashme në po të njëjtën gjykatë.

“Sot, në këtë ditë përkujtimi dhe krenarie, shënojmë 13-vjetorin e fitores së drejtësisë ndaj padrejtësive. Pas një procesi të padrejtë e maratonik, që nga 9 marsi 2005 kur u vetëdorëzuam në Hagë – Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Bala – e deri më 29 nëntor 2012, u dëshmua e vërteta e luftës sonë të drejtë.Edhe sot bashkëluftëtarët tanë po përballen me sfida të njëjta në Hagë. Me krenari, besim dhe respekt të thellë, uroj që shumë shpejt edhe ata të dalin fitimtarë, duke nderuar vlerat dhe sakrificën e UÇK-së.”, ka shkruar Brahimaj./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz