back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaShowBiz“Dua fëmijë me kontratë” – Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së Lei...

“Dua fëmijë me kontratë” – Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së Lei Krajës

Të ngjajshme

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Moderatorja Lei Kraja ka bërë një deklaratë të bujshme pak ditë më parë në Top Albania Radio, ku është shprehur se “ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit për të bërë një fëmijë me kontratë”.

Diskutimi u nis lidhur nga deklarata e Arjan Currit në podkastin e Grida Dumës, ku tha se është i gatshëm të bëjë një fëmijë me marrëveshje.

“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…”- ishte deklarata e Lei Krajës në emisionin “Pardon my french”.

E pyetur nëse Arbri do të jetë martuar deri atëherë, çfarë do të bëjë ajo, Lei dha këtë përgjigje: “Me këtë ritëm që ka Arbri nuk do martohet, por nëse ndodh, unë do gjej një tjetër”.

Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi i Arbër Çepanit. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon me deklaratën e Lei Krajës, të cilën e ‘pranon’. “Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër Çepani në postimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz