BallinaLajmeCakolli: Një legjislaturë që e ka mbyllur mandatin s’mund të marrë vendime...

Cakolli: Një legjislaturë që e ka mbyllur mandatin s’mund të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh

Të ngjajshme

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Identifikohet personi i gjetur i vdekur në Prizren

Më 26.03.2026, rreth orës 11:36, policia ka pranuar një...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se seanca jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës e thirrur për 27 nëntor, është paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sikur ajo fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës për buxhetin.

Madje thotë se në disa pika kjo seancë e thirrur për 27 nëntor është edhe më paligjshme.

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur për 27 nëntor, është po aq – e në disa aspekte edhe më – e paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sa ishte edhe ajo e fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës, ku parashihej votimi i buxheteve dhe pikave tjera”.

“Institucionet pa legjitimitet të plotë dhe pa e ndjekur rendin logjik te gjërave nuk mund të marrin vendime që prodhojnë pasoja, detyrime financiare apo politike për institucionet pasardhëse. E për më keq, nuk ka asnjë sens logjik, e lëre më ligjor, që një legjislaturë që realisht e ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh. Rolet dhe qëndrimet politike mund të ndryshojnë, por parimet jo”, ka thënë Cakolli.

Prishtina ka mbetur pa transport publik, teksa Komuna e Prishtinës akuzon Qeverinë në detyrë për bllokim të mjeteve vetanake. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz