BallinaLajmeQëndrimi i Kurtit në Vatikan, ambasadori Miftari i reagon publikisht: Kush u...

Qëndrimi i Kurtit në Vatikan, ambasadori Miftari i reagon publikisht: Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni i Kosovës?

Të ngjajshme

AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj...

AAK dënon ashpër ekspozitën për masakrat: Fyerje, do i kërkojmë llogari Haxhiut – lëndon familjet e të vrarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ‘’dënuar ashpër’’ ekspozitën...

SPAK, mbroje nga babëzia margaritarin e Vlorës!

Shkruan: Arben Malaj Sot Vlora dhe mbarë Shqipëria ndodhen përpara...

Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, i ka reaguar publikisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.

Në reagimin e tij, Miftari e ka pyetur Kurtin se kush është marrë me organizimin e vizitës së tij, nëse jo Misioni i Kosovës në Vatikan.

“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti të dielën njoftoi në Facebook se ka marrë pjesë në këtë event dhe se ka mbajtur edhe një fjalim. /Reporteri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz