BallinaLajmeKos: Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy...

Kos: Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

Të ngjajshme

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Drenas: Arrestohet i dyshuari që sulmoi familjarët

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se...

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos në një intervistë për A2CNN ka thënë se Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit.

Ajo theksoi reformën e sistemit gjyqësor, siç u shpreh. ndërtimi i institucioneve të pavarura antikorrupsion si SPAK-u.

“Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit dhe nëse do të doja të veçoja atë çka ishte shumë e suksesshme, është reforma e sistemit gjyqësor, ndërtimi i institucioneve të pavarura antikorrupsion si SPAK-u, dhe ajo që më pëlqen të shoh në Shqipëri është se kjo frymë pro-evropiane është vërtet shumë e lartë dhe kjo është gjë e mirë”, ka thënë ajo.

Kos tha se qeveria e Shqipërisë ka vendosur një objektiv shumë ambicioz për ta përfunduar pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027.

“Nuk është puna vetëm se çfarë po bën qeveria, nuk është puna vetëm çfarë po bën parlament, dhe kjo është ajo që ndiej dhe shoh sa herë që vij në Shqipëri. Pra, po, i kemi hapur gjithë grup-kapitujt, por kjo do të thotë që tani duhet t’i mbyllim gjithë kapitujt. Qeveria juaj ka vendosur një objektiv shumë ambicioz për ta përfunduar pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027”.

“Është e realizueshme, Komisioni Evropian po e mbështet këtë, por ka ende shumë punë për të bërë sepse, siç e dini, tani do të kalojmë te kapitujt teknikë si bujqësia, siguria ushqimore, ekologjia, dhe ka ende shumë e shumë reforma që vendi juaj duhet t’i bëjë në këto fusha, por sigurisht që ne do t’ju ndihmojmë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz