back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaSportAutomotoZbulohen dobësi të frikshme të internetit pas ‘blackout’-it global: Si rrëzimi i...

Zbulohen dobësi të frikshme të internetit pas ‘blackout’-it global: Si rrëzimi i Cloudflare ngriti alarmin ndërkombëtar

Të ngjajshme

Për një kompani që premton të “ndërtojë një internet më të mirë”, incidenti ishte tronditës.

Për miliona përdorues në mbarë botën që – shpesh pa e ditur – varen nga shërbimet e Cloudflare, ndërprerja ishte shqetësuese.

Të martën në mëngjes, gjiganti i Silikonit që mbështet rreth 20% të të gjitha faqeve të internetit u gjunjëzua nga një defekt i papritur.

Problemi u identifikua fillimisht në orën 6:48 të mëngjesit, sipas kohës së Bregut Lindor.

Cloudflare e atribuoi rrëzimin e sistemit tek “një ndryshim rutinë konfigurimi,” që më pas shkaktoi “një degradim të gjerë të rrjetit dhe shërbimeve”.

Kompania theksoi qartë se “kjo nuk ishte një sulm kibernetik”.

Megjithatë, edhe pa prova të sulmit, dyshimet u shtuan.

Ekspertët: “Diçka nuk tingëllon në rregull”

James Knight, drejtor i lartë në Digital Warfare – kompani që ndihmon bizneset të identifikojnë dhe forcojnë mbrojtjen online – tha për Daily Mail:

“Jam shumë mosbesues kur shoh diçka të tillë. Nuk më duket normale.”

Knight, me 30 vite përvojë në fushën e kërcënimeve kibernetike dhe ish-“hacker etik”, shpjegon se kompanitë gjigante si Cloudflare kanë nivele të jashtëzakonshme të redundancës në sistemet e tyre, me disa backup-e funksionale njëkohësisht.

Sipas tij, çdo përditësim duhet të jetë testuar disa herë në mjedise provë përpara se të aplikohet “live”.

Cloudflare – rojtari i portës së internetit

Edhe pse nuk është shumë e njohur për publikun e gjerë, Cloudflare ka një rol qendror në funksionimin e internetit. Një memë që qarkulloi të martën paraqiste një pirg blloqesh me titullin “I gjithë interneti”, të mbajtur nga dy shkopinj të hollë me emrin Cloudflare – një metaforë e qartë se sa e rëndësishme është kompania për ekosistemin digjital.

Kur një përdorues hyn në platforma si Uber, Zoom apo LinkedIn, në fakt ai kalon më parë përmes një qendre të të dhënave të Cloudflare në një nga 330 qytete të botës, përpara se të lidhet me faqen përfundimtare.

Ky proces e bën lidhjen më të shpejtë dhe teorikisht më të sigurt: Cloudflare mbron faqet nga sulmet.

Por pozita e saj si “rojtare e portës” së internetit e bën gjithashtu një objektiv tërheqës për sulmuesit që duan të godasin tregtinë, komunikimin dhe infrastrukturën globale.

Sulmet gjigante DDoS po rriten

Në shtator, kompania njoftoi se kishte neutralizuar sulmin më të madh DDoS të regjistruar ndonjëherë:

11.5 terabitë të dhëna për sekondë, ekuivalente me shkarkimin e gjithë katalogut të Netflix-it në çdo sekondë, që goditën rrjetin për 35 sekonda.

Para kësaj, rekordi ishte sulmi prej 7.3 terabitësh në qershor.

Sipas Knight:

“Shumë pak aktorë në botë janë të aftë për sulme të kësaj madhësie.”

Ai përmend si shembull:

Kinën, që mund të synojë dobësimin financiar të kompanive perëndimore;

Rusinë, e interesuar të hakmerret ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.

Motivi i çdo sulmi të mundshëm, thotë Knight, është i njëjti:

“Paraja ose pushteti.”

A ishte vërtet thjesht një ‘gabim konfigurimi’?

Rrëzimi i Cloudflare erdhi vetëm pak kohë pas avarisë së madhe të Amazon Web Services në shtator. Edhe Amazon deklaroi se problemi ishte shkaktuar nga një “përditësim i zakonshëm” që shkaktoi një kolaps të sistemeve.

CyberCube vlerëson se dëmi financiar i blackout-it të Amazon mund të arrijë deri në 581 milionë dollarë.

Knight shprehet se po sheh një model shqetësues:

“Një gabim i vetëm dhe e gjithë struktura shembet. Po vërej një seri incidentesh që nuk janë aspak të rastësishme.”

A po fshihen sulmet e mundshme?

Knight sugjeron se qeveria amerikane mund të ketë arsye të forta për të minimizuar çdo dyshim të mundshëm për sulme kibernetike, për të ruajtur stabilitetin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Megjithëse nuk ka prova që Cloudflare u sulmua, ai paralajmëron se krizat digjitale nuk do të ndalen këtu.

“Kjo nuk është fundi. Amerikanët duhet të jenë të përgatitur për ndërprerje të tjera.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz