Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Letonisë, Esgars Rinkevics për Ditën e Pavarësisë.
Ajo ka thënë se po forcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona, shkruan lajmi.net.
“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani “X”. /Lajmi.net/