BallinaLajmeClark konfirmon takimin me Thaçin për koordinimin e objektivave ushtarake në Kosovë

Clark konfirmon takimin me Thaçin për koordinimin e objektivave ushtarake në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është afati...

U la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

“Preferova të tjerë futbollistë”, kështu u justifikua Thomas Tuchel...

Gjatë seancës së sotme, prokurori i kujtoi gjeneralit Wesley Clark deklaratën e tij të mëhershme, ku kishte thënë se ishte takuar me Hashim Thaçin në prill të vitit 1999 për të kërkuar ndihmën e tij në identifikimin e objektivave për bombardimet e NATO-s.

I pyetur nëse e mbante mend vendin ku ishte zhvilluar takimi, Clark deklaroi: “Jam i sigurt që ishte në selinë time.”, transmeton lajmi.net.

Prokurori Halling e pyeti më tej se çfarë mendonte Clark në atë kohë për rolin e Thaçit. Clark u përgjigj:

“Ai ishte si oficer ndërlidhës. E kuptova se po kërkonte para dhe mbështetje nga diaspora shqiptare.”

Clark shtoi se nuk e kishte të qartë nëse ishte vetë Thaçi ai që kishte kërkuar takimin.

Në fund, prokurori i tha Clarkut se arsyeja e takimit ishte fakti që Thaçi ishte një nga figurat më të larta të UÇK-së në atë periudhë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz