BallinaLajme“Aksidentalisht i shkrepi arma” – Policia jep detaje për plagosjen e ushtarit...

“Aksidentalisht i shkrepi arma” – Policia jep detaje për plagosjen e ushtarit të FSK-së nga kolegu i tij

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin që ka ndodhur dje, ku është plagosur me armë zjarri një ushtar i FSK-së, nga kolegu i tij gjithashtu ushtar i FSK-së.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se të dy ishin në veturë dhe se aksidentalisht ka shkrepur arma e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

Viktima po trajtohet në QKUK, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Sharban, Prishtinë 16.11.2025-14:31.  Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nw raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz