BallinaLajmeDeklarata shokuese – Kosova afro tri herë më shumë banda kriminale se...

Deklarata shokuese – Kosova afro tri herë më shumë banda kriminale se sa Kolumbia e Meksika, sipas Osmanit

Të ngjajshme

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Itali, një grua dhe një foshnjë gjenden të pajetë në liqen

Dy trupa të pajetë, të një gruaje dhe të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze Politico. Ajo në atë intervistë, ka thënë se kanë shkatërruar mbi 900 banda kriminale në Kosovë.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Ky numër i bandave që Osmani ka deklaruar të kenë qenë në Kosovë, është tri herë më i lartë se numri i bandave kriminale së bashku në Kolumbi e Meksikë, sipas informacioneve në internet.

Në bazë të një kërkimi, rezulton që në Meksikë ekzistojnë gjashtë kartele kryesore, më të fuqishmet në vend: SinaloaJalisco New Generation (CJNG), GulfLos ZetasBeltran-Leyva dhe La Familia Michoachana.

Përveç tyre, ekzistojnë mbi 180 grupe të vogla lokale të quajtura “grupos delictivos locales”.

Në anën tjetër, në Kolumbi ekzistojnë dy banda kriminale me ndikim të madh: Ejercito de Liberacion Nacional (ELN) dhe fraksione të FARC-EP.

Në bazë të të dhënave të autoriteteve kolumbiane, rezulton që janë rreth 150 banda lokale.

Pra, bërë bashkë, në dy shtetet ku përmenden më së shumti termat si “kartelë” e “banda” figurojnë aktive 330 banda lokale.

Kosova në shtator të këtij viti është radhitur ndër vendet më të sigurta në botë sipas Gallup Global Safety Report 2025. Me një Index Score prej 94 pikësh, Kosova mban vendin e tretë në botë, pas Taxhikistanit (97) dhe Singaporit (95), duke u renditur kështu e para në Evropë për ligj dhe rend.

Raporti e përfshin Kosovën gjithashtu në dhjetë vendet e para në botë për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën, ku 89% e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen të sigurt. Ky rezultat e vë Kosovën përkrah shteteve si Norvegjia, Islanda, Finlanda dhe Zvicra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz