back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaBotëShembet ura në minierën e bakrit në RD të Kongos, mbi 32...

Shembet ura në minierën e bakrit në RD të Kongos, mbi 32 të vdekur

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe...

Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

Një tragjedi e rëndë ka goditur minierën e bakrit Kalando, në provincën Lualaba në juglindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve, ura u shemb pasi dhjetëra minatorë – kryesisht të paligjshëm – u dyndën mbi të në përpjekje për t’u larguar me nxitim, pasi kishin dëgjuar të shtëna nga ushtarët që ruanin zonën dhe po kryenin kontroll.

Agjencia për Minerimin Artizanal (SAEMAPE) bëri të ditur se 20 personat më të rëndë u dërguan në spital në gjendje kritike.

Zyrtarët vendas kanë kërkuar një hetim të pavarur për të sqaruar rrethanat e tragjedisë, duke përfshirë edhe rolin e ushtrisë në ngjarjen që shkaktoi viktima të shumta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz