back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeDuda Balje flet pas bashkimit me AAK-në: Kam respekt për z. Haradinajn

Duda Balje flet pas bashkimit me AAK-në: Kam respekt për z. Haradinajn

Të ngjajshme

Forca të shumta policore në Mitrovicë gjatë procesit të rinumërimit të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë po...

Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në...

Policia po e kërkon këtë person të dyshuar për vjedhje

Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen...

Kida shfaqet joshe në imazhet e fundit, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Nëse po kërkoni frymëzim për manikyrin tuaj të radhës,...

Duda Balje ka vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend, për t’i ofruar mundësinë të krijojë një grup parlamentar.

AAK-ja doli me pesë deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa partia e Baljes, SDU, fitoi vetëm një ulëse: pikërisht me Baljen, shkruan IndeksOnline.

Sipas rregullores së Kuvendit, grupi parlamentar mund të formohet vetëm me 6 deputetë e më shumë, andaj edhe Balje iu bashkua AAK-së.

 Në një prononcim për IndeksOnline, Balje deklaroi se është mëse e lumtur që ka mundur të ndihmojë AAK-në të formojë grup parlamentar.

“Unë kam respekt shumë të madh ndaj z. Ramush Haradinaj dhe ata kanë pasë pesë deputetë. Me pesë deputetë nuk mundesh më bë grup, duhen 6 së paku. Unë në fakt shkova me e ndihmu zotin Ramush dhe për mua është kënaqësi dhe nder i madh të jem bashkë me ta” tha Balje për IndeksOnline.

Ajo deklaroi se ka kohë që është realizuar kjo marrëveshje, që prej se u nënshkrua në Kuvend.

“Unë vërtet e respektoj Haradinajn. Ai nuk i ka pasë 6 deputetë dhe unë kam qenë pa grup. Në shenjë respekti nuk kam lënë AAK-në pa grup parlamentar dhe kam nënshkru” u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz