back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeDyshimet për abuzim me vota në Mitrovicë, burri i Albulena Haxhiut me...

Dyshimet për abuzim me vota në Mitrovicë, burri i Albulena Haxhiut me akuza për ndërhyrje “arbitrare” në proces

Të ngjajshme

ShSKUK: Furnizimi me materiale për hemodializë pritet të përfundojë së shpejti

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton...

IPKO dhe Whalebone bashkojnë forcat për mbrojtje të avancuar kibernetike në Kosovë

IPKO Telecommunications ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ndërkombëtare...

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla e Bellobradit kërkon masa sigurie nga policia

Shkolla “Sezai Surroi” në Bellobrad të Dragashit ka dërguar...

Hill pyetet për deklaratën e Petriç rreth Hashim Thaçit: Nuk jam në dijeni për këtë

Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Hill...

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga VV’ja, Alban Krasniqi, ka reaguar lidhur me ndalimin e numërimit të votave në Mitrovicë, urdhër i cili u dha nga Prokuroria Themelore atje. Krasniqi në deklarimin e tij, fillimisht, ka shkruar se askush nuk mund t’i shkel votën e lirë dhe integritetin e zgjedhjeve, e as vullnetin qytetar.

Krasniqi, po ashtu, ka thënës se dje ka qenë dëshmitar, siç e ka quajtur ai, i një ‘’ndërmarrje të organizuar kriminale’’, nga një parti, e cila sipas tij është ndihmuar edhe nga të tjerat.

‘’E vërteta me fakte

Vullneti qytetar, vota e lirë dhe integriteti i zgjedhjeve nuk mund të shkelen dot nga askush

Mbrëmë isha dëshmitar i një ndërmarrje të organizuar kriminale nga një parti, e ndihmuar nga të tjerat, që orkestronte bashkë me antarët  e saj në KQZ, me hetues që pa asnjë autorizim ligjor nga prokurori bllokuan numërimin dhe futën duart në materiale zgjedhore, me ud kryeprokurorin Njazi Rexha (burri i asamblistes së PDK-së Nafije Rexha) i cili së bashku me një grup individësh të paidentifikuar kishte urdhëruar kundërligjshëm largimin e prokurorit kujdestar të rastit pa asnjë koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit dhe koordinatoren nacionale për zgjedhje, duke tentuar ta mbajnë peng procesin e numërimit, ta shkelin vullnetin e lire qytetarë dhe ta cenojnë integritetin e zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.

Krasniqi, ka thënë edhe se Rexha, e ka konfirmuar që e ka larguar nga rasti prokurorin e rastit ‘’sepse mbiemrin e ka të njëjtë’’ me Faton Pecin, kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës.

‘’Në komunikim të shkurtër me z. Njazi Rexha në prezencë të stafit të QKN-së, të sekretariatit të KQZ-së dhe të individëve që ishin me të e që refuzonin të prezantoheshin, ai konfirmoi që e kishte larguar nga rasti prokurorin e rastit sepse mbiemrin e ka të njëjtë me kryetarin tashmë të zgjedhur të Mitrovicës, pa shpjeguar se mbi çfarë baze ligjore ka vepruar dhe duke konfirmuar që veprimin e ka marrë krye në vete dhe gjithashtu, duke konfirmuar pas pyetjes sime nëse është burri i anëtares së Kuvendi Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, asamblistes Nafije Rexha. Të njëjtit ia bëra të qartë se kjo ndërhyrje arbitrare në proces përbën shkelje të legjislacionit nga ana e tij dhe që gjendet në konflikt interesi dhe që me veprimet e tij po dëmton integritetin e procesit zgjedhor. I njëjti gjatë tërë kohës ishte në komunikim  me anëtarin e KQZ-së nga PDK i cili ishte aty shumë kohë më pare por që mediat e luftës hibride nuk e bënë kurrë publik këtë fakt’’, ka thënë ai.

Krasniqi ka deklaruar edhe se, sipas tij, Rexha ka trajtuar rastin kundërligjshëm, sepse ai ishte njoftuar nga zyra e kryeprokurorit se do të lirohet nga ky rast.

‘’Z. Rexha për më tepër edhe pas njoftimit nga zyra e kryeprokurorit te shtetit qe do të lirohet nga rasti ka vazhduar të trajtoj kundërligjshëm rastin sa që në mesnate dërgon urdhër për ndërprerjen e procesit të numërimit, duke injoruar deklaratën dhe njoftimin sqarues të KQZ-së dhe të ekspertëve të këtij institucioni’’, ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi, ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se një pjesë e mediave dhe analistëve ‘‘në kuadër të luftës hibride kontribuuan në mënyrë të koordinuar me akterët e lartcekur për të dezinformuar, për ta marrë peng dhe vrarë vullnetin e lirë qytetar, për të nxitur konflikt qytetar’’.

‘’Se kjo ishte një ndërmarrje kriminale flet fakti që një pjesë e mediave dhe analistëve që janë të njohur për dezinformim publik, në përpjekjen e tyre në kuadër të luftës hibride kontribuuan në mënyrë të koordinuar me akterët e lartcekur për të dezinformuar, për ta marrë peng dhe vrarë vullnetin e lirë qytetar, për të nxitur konflikt qytetar.

Është mese urgjente që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ndaj zyrtarëve të lartcekur institucional të përfshirë në veprimet e tilla antiligjore dhe me prapavijë të qartë politike që kontribuuan me vetëdije dhe planifikim në kryerjen e dyshuar të veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, falsifikimin e rezultateve të votimit dhe cenimin e rendit kushtetues.

PS: Tashmë ka arritur konfirmimi dhe sqarimi edhe nga kompania që ka shtypur fletëvotimet dhe së shpejti do të bëhet publike’’, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz