back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaSportKombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën! Kuqezinjtë zbresin në fushë, mungesa në...

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën! Kuqezinjtë zbresin në fushë, mungesa në stërvitjen e parë

Të ngjajshme

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet...

Horoskopi sot

Dashi Sot duhet te bëni zgjedhje te vështira juve qe...

Kryeprokurori Rexha largohet nga Qendra e Numërimit në Mitrovicë, nuk flet para mediave

Kryeprokurori Njazi Rexha, i shoqëruar nga pjesëtarë të policisë...

Vetaksident në afërsi të Prishtinës, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e...

Shqipëria ka nisur pas ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës, e planifikuar të luhet në datën 13 nëntor në Andorra.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për ndeshjen e 13 nëntorit ku fitorja është padyshim detyrim për skuadrën tonë, ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të rikthehen në Tiranë pas ndeshjes dhe do të përgatisin takimin kundër anglezëve, e planifikuar të luhet në “Air Albania” më 16 nëntor.

Skuadra është grumbulluar në Barcelonë të Spanjës, aty ku edhe do të qëndrojë deri në një ditë para ndeshjes, e më pas do të udhëtojë drejt qytetit ku do të zhvillohet ndeshja.

Duke parë që nuk ka fluturime direkte nga Tirana për në Andorra, kuqezinjtë kanë menduar që të grumbullohen në Spanjë për këtë ndeshje të rëndësishme ku do të përgatisin takimin deri në detaje, pasi mund të vuloset gjithçka.

Stërvitja e parë

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë pasditen e djeshme, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Grupi ka qenë i cunguar në stërvitjen e parë, pasi kanë munguar Strakosha, Bajrami dhe Mirlind Daku.

Sipas asaj që vetë FSHF ka komunikuar, të tre futbollistët janë bashkuar me skuadrën mbrëmjen e djeshme dhe do të jenë të gatshëm për stërvitjen që do të zhvillohet sot.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti janë stërvitur individualisht.

Të dy lojtarët janë aktivizuar me klubet e tyre të dielën dhe stafi ka menduar t’i ketë në stërvitje individuale në mënyrë që të rikuperohen për stërvitjen e sotme, që pritet të jetë me skuadër të plotë.

Futbollistët nuk kanë shfaqur probleme në seancën e parë stërvitore duke qenë në gjendje optimale, pavarësisht stërvitjeve individuale që kanë krye.

Të njëjtën gjë, pritet të bëjnë edhe lojtarët që u bashkuan me skuadrën më vonë se të tjerët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz