back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeVrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje…

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje…

Të ngjajshme

Mustafa: Sa herë që fiton LDK, po ndërrohen standardet

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian...

Shpërthim në Delhi, të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 11...

Hill në Hagë: S’kishte asnjë bazë që Hashim Thaçi kishte kontroll mbi UÇK-në

Ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, gjatë dëshmisë...

GBani: Nuk do bëj fëmijë me një partnere që jeton në Shqipëri

Mes shumë rrëfimeve personale, GBani ndau në programin “Më...

Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm, raporton Topchanel.

“Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai.

Letra është siguruar nga gazetarja e Top News, Alketa Shaba.

“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vjetësh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm Tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me Kodin civil të Republikës së Shqipërisë, Kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz