back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajmeTahiri pas humbjes në Mitrovicë, e uron Pecin: Rezultati i zgjedhjeve është...

Tahiri pas humbjes në Mitrovicë, e uron Pecin: Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim

Të ngjajshme

E hëna nis me bojkot në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar! Çfarë pritet të ndodhë

Këtë të hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka...

Muriqi: Nuk do të ndalem, kjo fitore na jep ndjesi të mrekullueshme

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon formën...

Ja sa vota kishin dallim Rama me Çekun në Prishtinë

Përparim Rama mori edhe një mandat në krye të...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka humbur garën dje në balotazh.

Ai pas publikimit të rezultateve në të gjitha vendvotimet, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen që i kanë dhënë në këtë garë, ndërsa ka thënë se ishte privilegj i madh të jetë pjesë e një procesi demokratik që thotë se ka dëshmuar kulturën e lartë qytetare.

“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, ka shkruar Tahiri.

Në Mitrovicë ka fituar kandidati i VV-së, Faton Peci me 53,47% ndërsa Tahiri ka marrë 46,53% të votave. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz