back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareMakina përmbyset dhe merr flakë në aksin Maliq–Pojan, dy persona në gjendje...

Makina përmbyset dhe merr flakë në aksin Maliq–Pojan, dy persona në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Barcelona interesohet per yllin e Interit

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim per ta transferuar...

Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve

Bondsteel-i Amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë si donacion...

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme  në aksin Maliq–Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.

Shoferi i një automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në një tokë bujqësore pranë rrugës.

Në momentin e përmbysjes, mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.

Të plagosurit janë nxjerrë jashtë me ndihmën e banorëve të zonës dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali i Korçes bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e  aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz