BallinaSportVokrri ”tradhëton” Kosovën, Tovërlani ia shuan shpresat: S’ka të drejtë loje!

Vokrri ”tradhëton” Kosovën, Tovërlani ia shuan shpresat: S’ka të drejtë loje!

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka folur për vendimin e Diar Vakrrit, që të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë U21.

Tovërlani në një intervistë për IndeksOnline, tha se Vokrri nuk ka të drejtë të luaj ndeshje zyrtare me Shqipërinë, deri në përfundim të Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në vitin 2027.

”Diar Vokrri nuk ka drejtë me zhvillu ndeshje zyrtare me Shqipërinë, deri në përfundim të Evropianit, sepse ka pasur paraqitje për Kosovën. Është e drejtë e tij me zgjedh ka po don e çka po don.” ka deklaruar Afrim Tovërlani për IndeksOnline.

Kujtojmë që Diar Vokrri së fundi u paraqit me fanellën e Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian gjatë muajit shtator, ndaj Rumanisë dhe Spanjës.

Mbrojtësi 21-vjeçar i Ballkanit, sot u ftua nga Shqipëria U21 dhe selektori Alban Bushi, për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Ukrainës./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz