BallinaLajmeTetë raste të dhunës në familje për 24 orë, shumica e viktimave...

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë, shumica e viktimave gra

Të ngjajshme

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Në shumicën e këtyre rasteve viktima ishin gra që raportuan dhunën te autoritetet nga bashkëshortët e tyre apo familjarë të tjerë.

Tri raste u regjistruan në rajonin e Pejës, tri në rajonin e Gjakovës, një në Drenas dhe një në Ferizaj.

Disa prej të dyshuarve për dhunë u arrestuan.

Më poshtë të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara nga Policia e Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka  larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 07.11.2025 – 08:30.  Është raportuar se viktima femër kosovare, ka presion psikik nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Arma me katër karikatorë, 235 fishekë dhe leja për posedim janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

·         Pejë 06.11.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

·         Istog  07.11.2025 – 13:30. Është raportuar se një femër kosovare, është duke e ngacmuar dhe shqetësuar nga një mashkull me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.

·         Istog 07.11.2025 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull, pasi ata kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë  07.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Rahovec  07.11.2025 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në spitalin psikiatrik të Gjakovës.

       Malishevë 07.11.2025 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz