back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeNjohësi i sigurisë pas rastit në Malishevë: Shteti s’ka dështuar, nuk mund...

Njohësi i sigurisë pas rastit në Malishevë: Shteti s’ka dështuar, nuk mund t’i vendosë 500 mijë policë për të parandaluar vrasjet

Të ngjajshme

Reali po i bën gati 50 milionë euro për yllin e Newcastlet

Gjiganti i La Ligës, Real Madrid, është përfolur këtë...

Skandali në Turqi, arrestohen edhe 17 gjyqtarë dhe presidenti i klubit të Superligës

Thellohet skandali në futbollin turk. Paraditen e kësaj të...

Google synon të mbajë përdoruesit larg ChatGPT me “AI Mode” në Chrome

Google ka lansuar një përditësim të ri të shfletuesit...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të enjten opinionin publik në Kosovë.

Në fshatin Golluboc të Malishevës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku viktimat janë dy vëllezër, ndërsa personi i dyshuar për kryerjen e krimit është dhëndri i tyre.

 

Ky rast tragjik ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët, pasi ngjarje të tilla po raportohen gjithnjë e më shpesh në vend, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe gjendjen sociale në Kosovë.

Në lidhje me fenomenin e vrasjeve ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Ai tha se Kosova qëndron mirë në raport me vendet e tjera të rajonit sa i përket numrit të vrasjeve.

“Asnjë vrasje nuk amnistohet, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon edhe gjetiu dhe kur ki parasysh që statistikat qoftë në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit në raport me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron jashtëzakonisht mirë, numri i vrasjeve është shumë më i vogël se sa në vendet e tjera”, tha ai.

Islami ka shtuar se nuk mund të thuhet se shteti ka dështuar, pasi sipas tij është e pamundur që policia të jetë e pranishme në çdo vend për të parandaluar çdo vrasje.

 

“Nuk mund të thuhet se shteti ka dështuar sepse shteti nuk mund t’i bëjë 500 mijë policë në secilin vend dhe secilën qoshe të ketë një polic t’i parandalojë vrasjet. Shteti nuk mund t’i ndalë vrasjet, shteti duhet t’i parandalojë me masat e veta me aq sa ka mundësi”, tha Islami.

Njohësi i sigurisë tha se niveli i mirëqenies ekonomike, forcimi i sistemit të drejtësisë dhe krijimi i institucioneve më të fuqishme rehabilituese janë ndër faktorët që ndikojnë në uljen e rasteve të vrasjeve.

Ai shtoi se nuk mund të fajësohet shteti për çdo rast të tillë, pasi ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara të botës.

“Të ketë mirëqenie më të mirë ekonomike, sistemi i drejtësisë të forcohet me ligj, të ketë institucione rehabilituese me të mëdha, janë disa faktorë që ndikojnë në vrasje, mirëpo po të ishte shteti përgjegjës për vrasjet që ndodhin në shoqëri, atëherë s’do të kishte vrasje në Amerikë, Angli, Gjermani e të tjera”, tha ai.

 

Islami tha gjithashtu se është i nevojshëm një vetëdijesim më i madh në shoqërinë kosovare, si dhe zvogëlimi i numrit të armëve që ende gjenden në posedim të qytetarëve.

“Të ketë një vetëdijesim më të madh në shoqërinë tonë në Kosovë, si dhe zvogëlimi i numrit të armëve të cilat i posedojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse janë 26 vite që kemi dalë nga lufta dhe konsiderohet që numri i armëve është jashtëzakonisht i madh”, tha Islami për Front Online.

Ai shtoi se një tjetër problem lidhet me mungesën e njohurive të qytetarëve rreth mirëmbajtjes dhe përdorimit të armëve. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të mbajë armë me vete pa trajnim dhe pa leje të posaçme, pasi arma është mjet që vret dhe kërkon përgjegjësi të lartë nga poseduesi.

“Nuk kanë njohuri në mirëmbajtjen e armës sepse askush nuk ka të drejtë që të mbajë armën me vete sepse arma vret, një person ta mbajë një armë me vete duhet t’i ketë të kryera trajnimet, se si duhet dhe kur mund të mbahet arma dhe cilët persona kanë të drejtë të mbajnë armë përveç zyrtareve policor të Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami, foli edhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke shpjeguar se ai është ndër më të avancuarit dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, sipas tij, ligjet duhet të përshtaten me realitetin dhe rrethanat specifike të shoqërisë kosovare, përndryshe ato nuk arrijnë efektin e duhur në praktikë.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë është një sistem prej sistemeve më të avancuara, ku sistemi i drejtësisë përputhet me legjislacionet e Bashkimit Evropian, mirëpo secili ligj ose legjislacion duhet të përshtatet në kushtet dhe rrethanat të një populli, sepse po nuk gjeti zbatim atëherë do të jetë më pak efikas”, tha ai.

Në fund, Islami tha se masat ndaj personave të dyshuar dhe atyre që kryejnë vepra penale duhet të jenë më të ashpra.

“Mendoj që masat të cilat merren për të dyshuarit për ata që krijojnë qoftë kundër vajtje qoftë vepra penale, qoftë krime të rënda, duhet dhe do të ishte mirë të rriten masat shtrënguese ndaj atyre”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz