BallinaSport“Unë jam dhe ndihem kosovar” – Albian Hajdari flet për arsyen pse...

“Unë jam dhe ndihem kosovar” – Albian Hajdari flet për arsyen pse zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Qendërmbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka treguar arsyet se pse ka zgjedhur Kosovën duke e lënë përfaqësuesen e Zvicrës si dhe për shpresat rreth kualifikimit për Botërorin 2026.

Në një intervistë për “Corriere Del Ticino” Hajdari ka thënë se ai ndjehet kosovar dhe ndikim të madh në zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Kosovën kishe trajneri Franco Foda.

“Kombëtarja e Kosovës kishte ushtruar ndikimin e saj për një vit e gjysmë tani, një periudhë gjatë së cilës bëra debutimin tim me Zvicrën. Dhe, po, menaxhimi i gjithçkaje nuk ishte i lehtë. Unë jam dhe ndihem kosovar, por gjithashtu rruga ime si futbollist më shtyu të dëshiroja ta përjetoj nga brenda kombëtaren e seniorëve të vendit që më trajnoi. Doja të kuptoja se si do të ndihesha në kontekstin zviceran. Pas kësaj, pata shumë biseda me trajnerët Murat Yakin dhe Franco Foda të Kosovës. Dhe përmbledhja e ndjenjave që përjetova gjatë këtyre bisedave, bashkë me ato më intime, më çoi mua dhe rrethin tim të vendosnim për Kosovën.”

Albian Hajdari ka kompletuar dy paraqitje deri më tani te Kosova, duke treguar një formë shumë të mirë dhe duke marr lëvdata nga tifozët si një qendërmbrojtës shum i rëndësishëm për të ardhmen tek përfaqësuesja kosovare.

/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz