back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaJetëZyrtarët ndezin alarmin pas shpërthimit të Ethet e Luginës së Rift-it në...

Zyrtarët ndezin alarmin pas shpërthimit të Ethet e Luginës së Rift-it në Afrikën Perëndimore: 42 viktima dhe frikë për pandemi të re

Të ngjajshme

Buxheti i Prishtinës | Përplasen Rama e Çeku: “Mirë të paska msu Dejona me fol”

Ka filluar debati final mes dy kandidatëve të Prishtinës,...

Eglin e pret befasi e ëmbël në vendin e punës

Egli Tako është një nga emrat me të përfolur...

Arbnora Salihu, Kurtit: Të rinjtë nuk mashtrohen me 100 euro – populizmi yt, i neveritshëm

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, njëherit deputetja e...

OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025...

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën nga një ndër sëmundjet më të rrezikshme virale në botë – Ethet e Luginës së Rift-it (Rift Valley Fever – RVF) – pas një shpërthimi që ka prekur disa rajone në Afrikën Perëndimore.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi filloi të përhapej në Senegal dhe Mauritani që nga fundi i shtatorit, ndërsa deri më 30 tetor janë konfirmuar 404 raste, duke u cilësuar si një shpërthim jashtëzakonisht i rëndë.

Autoritetet shëndetësore lokale dhe ndërkombëtare kanë dërguar ekipe emergjente për të forcuar mbikëqyrjen epidemiologjike, trajtimin dhe masat parandaluese në zonat më të prekura.

Si përhapet sëmundja?

RVF është një sëmundje virale që prek kryesisht kafshët e fermave, si lopët, delet, dhitë, devetë dhe buajt.

Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht:

përmes pickimit të mushkonjave, ose

kontaktit me gjakun ose organet e kafshëve të infektuara.

Kjo e vendos veçanërisht në rrezik bujqit, blegtorët, punonjësit e thertoreve dhe veterinerët.

Derisa nuk është regjistruar transmetim nga njeriu te njeriu, situata mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së shpejtë tek kafshët dhe vektorët bartës.

Simptomat te njerëzit

Shumica e të infektuarve përjetojnë:

temperaturë,

dobësi,

dhimbje shpine,

marramendje.

Megjithatë, rastet e rënda mund të shkaktojnë:

dëmtim të shikimit,

ënjtje të trurit,

ethe hemorragjike, të cilat në shumë raste janë fatale.

OBSH thekson se një përqindje e lartë e rasteve të diagnostikuara janë të rënda, duke sugjeruar se shumë infektime të lehta mund të mos jenë identifikuar me kohë.

Shifrat e vdekshmërisë janë alarmante

Në Senegal, rreth 10% e rasteve janë shoqëruar me hemorragji, duke rezultuar në 20 vdekje.

Në Mauritani, 30% e të infektuarve kanë ndërruar jetë.

Për shkak të këtyre shifrave, OBSH ka klasifikuar rrezikun shëndetësor si “të lartë” në nivel kombëtar, por “të ulët” në nivel global, duke monitoruar nga afër lëvizjet e kafshëve në rajon, veçanërisht drejt Malisë dhe Gambisë, që mund të rrisin përhapjen.

A ka rrezik për përhapje ndërkontinentale?

OBSH e ka listuar më herët RVF-në si një sëmundje me potencial pandemik.

Në të kaluarën, virusi ka shkaktuar shpërthime të mëdha:

Në Kenia dhe Somali më 1998, ku vdiqën mbi 470 persona.

Në Arabinë Saudite dhe Jemen më 2000, me mbi 200 viktima, duke shënuar përhapjen e parë jashtë Afrikës dhe duke rritur frikën për depërtim në Azi dhe Evropë.

Senegali pati një shpërthim të madh edhe në fund të viteve ’80, me mbi 200 të vdekur.

Deri më sot, nuk është regjistruar asnjë rast i RVF në Evropë apo Mbretërinë e Bashkuar.

OBSH u bën thirrje vendeve afrikane dhe partnerëve ndërkombëtarë të veprojnë me kujdes të shtuar, të forcojnë monitorimin e mushkonjave, kontrollin veterinar dhe informimin e popullatës për shmangien e infektimit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz