back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeKQZ shpall sot rezultatet për kryetar në tri komuna dhe certifikon 35...

KQZ shpall sot rezultatet për kryetar në tri komuna dhe certifikon 35 të tjera

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër intervale me diell, temperaturat deri në 15C

Mendimi për motin – 4.11.2025 Intervale me diell parashihen për...

Kurti për raportin e KE-së: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Shqetësim për detyrimet financiare/ Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

Italia dhe Franca, së bashku me Belgjikën, kundërshtojnë transferimin...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, e cila do të fokusohet kryesisht në shpalljen dhe certifikimin e rezultateve të ndryshme zgjedhore.

Sipas njoftimit për media, mbledhja do të nisë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Prishtinë, Mamushë dhe Junik.

Këto tri komuna nuk ishin përfshirë në shpalljen e rezultateve më 25 tetor, për shkak të ankesave që ishin dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si dhe në Gjykatën Supreme.

Pas këtij procesi, KQZ do të kalojë në certifikimin e rezultateve për zgjedhjet e kryetarëve të 35 komunave të tjera, rezultatet e të cilave ishin publikuar në mbledhjen e muajit tetor.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shpallen edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 Kuvende Komunale në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz