BallinaLajmeBajrami: Përmes energjisë po vidhen qytetarët – rastet në KEK lidhen me...

Bajrami: Përmes energjisë po vidhen qytetarët – rastet në KEK lidhen me emërime të LVV-së

Të ngjajshme

Çmimet e larta të naftës dhe inputeve sfidë për fermerët e Gjakovës

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe inputeve...

Shembja në Prishtinë, Rama pezullon nga puna inspektorët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes...

Dzeko ishte afër t’i bashkohej Juventusit më 2020, ja pse nuk ndodhi

Sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, kishte “rënë...

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

“Përmes politikave të energjisë elektrike dhe asaj që po ndodh me energjinë në Kosovë, vazhdojnë vjedhjet ndaj secilit qytetar – 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke komentuar menaxhimin e KEK-ut dhe tenderët e sektorit energjetik nga LVV.

Ajo ka shtuar se rastet e përmendura në menaxhimin e KEK-ut lidhen me persona të emëruar nga LVV, duke përfshirë Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn, dhe sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me LDK-në.

“Ndërlidhja është e qartë, sepse janë personat që janë emëruar aty, tenderët përmes mesazheve të WhatsApp-it, menaxhimi i KEK-ut, është rasti i Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, dhe gjithë këta kanë lidhje me LVV-në. Ministria e Energjisë udhëhiqet nga Artane Rizvanolli dhe gjithçka lidhet me ta, nuk kanë lidhje me LDK-në” ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.

Ajo ka shtuar gjithashtu se më 8 tetor është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rastin e NOA-s, duke treguar përfshirjen e saj në hetime të nisura nga institucionet e drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz