BallinaLajmeKEK-u fiton rastin në Arbitrazh, KEDS-i dhe KESCO do t’ia paguajnë mbi...

KEK-u fiton rastin në Arbitrazh, KEDS-i dhe KESCO do t’ia paguajnë mbi 8 milionë euro

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Tribunali Ad Hoc i Arbitrazhit, i themeluar sipas Nenit 28 të Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA), ka shpallur më 24 tetor 2025 vendimin përfundimtar në rastin KEK kundër KEDS-it dhe KESCO-s, duke konfirmuar plotësisht kërkesat e KEK-ut dhe refuzuar pretendimet mbrojtëse të palëve të paditura.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, Tribunali ka konstatuar faktet e pakontestuara se KEK-u ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024.

Gjithashtu, Tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSh/BSA, dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë pagesë është bërë në përputhje të plotë me detyrimet kontraktuale.

“Nga ana tjetër, vonesat në pagesa nga KEDS-i dhe KESCO nuk janë justifikuar nga asnjë ngjarje force madhore apo krizë energjetike, ndërsa KEK-u nuk ka shkelur asnjë parim të mirëbesimit, drejtësisë ose përgjegjësisë kontraktuale.

Në bazë të vendimit të shpallur, KEDS dhe KESCO detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara; KEK-ut i njihen dhe do t’i kompensohen kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe të ekspertëve, të cilat do të mbulohen bashkërisht nga palët e paditura (KEDS/KESCO).

“Procedura e arbitrazhit është zhvilluar në përputhje me rregullat UNCITRAL Arbitration Rules (2010), ndërsa vendi i arbitrazhit ka qenë Gjeneva, Zvicër.

Vendimi është përfundimtar dhe i zbatueshëm.

Një fitore me rëndësi strategjike për KEK-un dhe sektorin energjetik të Kosovës.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit, duke forcuar pozitën kontraktuale dhe kredibilitetin institucional të KEK-ut.

Ai konfirmon qartësisht sjelljen e përgjegjshme, transparente dhe profesionale të KEK-ut ndaj partnerëve dhe institucioneve, si dhe angazhimin për respektim të plotë të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz