BallinaLajmeKurti takon Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, i flet për...

Kurti takon Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, i flet për “rritje të qëndrueshme ekonomike” e rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një zhvillim bilateral me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.

Siç ka njoftuar ZKM, Kurti ka diskutuar me Roover për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.

 

“Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja. Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale”, thuhet në komunikatë. 

 

Ata gjithashtu kanë diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz