back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeKryesia e RTK-së takon Dimal Bashën, kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

Kryesia e RTK-së takon Dimal Bashën, kërkon zgjidhje urgjente për pagat e punëtorëve

Të ngjajshme

Samsung zgjeron Galaxy AI, tani mbështet 22 gjuhë

Që nga debutimi i tij në fillim të vitit...

Zbulohet edhe një banor i BBVK4?

Edicioni i katërt i reality shout më të ndjekur...

Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar...

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), e përbërë nga kryetari Gëzim Bimbashi, nënkryetari Blerim Ruhani dhe anëtarët e kryesisë Fisnik Durguti dhe Rabit Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha.

Gjatë takimit, Kryesia e SPERTK-së e ka informuar Kryetarin Basha nlidhur me situatën e rëndë në transmetuesin publik, veçanërisht për mungesën e buxhetit dhe pasojat që kjo ka sjellë në vonesat e pagave për punëtorët e RTK-së.

Kryetari i Kuvendit, z. Basha, shfaqi mbështetje për RTK-në, por shtoi se këtë vullnet nuk dihet nëse e kanë subjektet e tjera politike për ta tejkaluar këtë çështje.

“Ai gjithashtu njoftoi se nesër, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike, do të kërkojë urgjentisht formimin e trupave të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mundësohet zgjidhja sa më e shpejtë e situatës”, thuhet në komunikatën e RTK-së.

Gjithashtu kryesia e RTK-së i bën thirrje subjekteve politike pasi mbi 700 punonjës të RTK-së mbesin pa paga.

“Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj gjendjeje, ku mbi 700 punonjës të RTK-së mbesin pa paga dhe rrezikohet vazhdimësia e transmetimit publik. Sindikatа kërkon nga të gjitha grupet parlamentare dhe përfaqësuesit politikë në Kuvend, si dhe menaxhmentit e Bordit te RTK-së që të veprojnë me urgjencë për të siguruar stabilitetin financiar dhe funksional të RTK-së”, thuhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz