back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeHaliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë”...

Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

Të ngjajshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar dështimin për formimin e qeverisë së re nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në FIVE në TV Dukagjini, Haliti e ka cilësuar këtë zhvillim si “dështim personal dhe politik të Kurtit”, duke thënë se ai nuk ka arritur të krijojë një koalicion të qëndrueshëm për shkak të mungesës së aftësisë për dialog me partitë e tjera.

Kurti ka shpresuar mbase të gjej një variant, korruptimi e deputetëve. Por, edhe parlamenti nuk ka deputet, sa të dalin nga rrethi që janë, nga partia që i kanë zgjedh. Në të kaluarën ka pas raste që kanë dal…

Kjo legjislaturë nuk ka fuqi, në qoftë se për 9 muaj ditë nuk ka mundur ta formojë qeverinë e konstituojë Kuvendin”, ka thënë Haliti.

Haliti ka theksuar po ashtu se personalisht është kundër që PDK të hyjë në një qeveri të drejtuar nga Albin Kurti.

“Unë jam kundër për të hyrë Kurtin në qeveri. Sepse është vështirë të qeverisësh me Kurtin. Kështu e imagjinoj”, ka shtuar Haliti.

Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet t’i ftojë për konsultime partitë politike për të diskutuar zgjidhjen e situatës, përfshirë miratimin e buxhetit të ri dhe Planit të Rritjes së BE-së.

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka konfirmuar se Osmani do të kërkojë kompromis politik për të garantuar interesin e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz