back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeXhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër

Xhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër

Të ngjajshme

Ministrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas e fshiu postimin

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes...

Abdixhiku takohet me Limajn: Ishte takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumri Abdixhiku...

Kusari-Lila: Ka ende kohë që deputetët e caktuar ta votojnë Kurtin për Kryeministër

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se...

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin e LVV-së për formimin e Qeverisë së re, vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në një përgjigje për RTV21, deputeti Xhaferi tha se do ta respektojnë afatin kushtetues për konsulta tek presidentja për një shumicë tjetër parlamentare, por sipas tij, partitë e ish-opozitës nuk i kanë numrat e nevojshëm.

‘’Jemi në një situatë të rëndë politike në Kosovë edhe pas sa muajsh ne nuk kemi Qeveri të re. Dje u dëshmua se nuk i kanë numrat edhe pse ka muaj të tërë që thonë se ta kalojmë Kuvendin dhe provimin për formimin e Qeverisë. Opozita nuk ka numra, pra vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, logjikisht nuk do të duhej të ndodhte në gjë e tillë pa zgjidhjen edhe të çështjes së presidentit dhe problemeve të tjera që po ballafaqohemi ne. Unë mendoj se për vendim më së miri do të ishte propozimi i LDK-së për një Qeveri tranzitore tetë mujore apo një vjeçare do të qetësohej skena politike dhe normalisht se pas saj mund të mbaheshin zgjedhje të reja dhe do të krijohej një momentum krejt i ri në skenën politike. Në logjikën që ka ndjekë zoti Kurti, unë mendoj se Kosova prapë do të futet në një krizë të re politike dhe normalisht që kjo krizë politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër”, tha Xhaferi.

Lidhur me takimet me partitë politike për konsultë për situatën politike në vend, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të ftojë ato brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz