back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeLushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Të ngjajshme

Jehona Lushaku nga LDK, ka thënë se qeveria e Kosovës e ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës, duke shkaktuar probleme serioze në funksionimin e shkollave dhe institucioneve komunale.

Në një postim në rrjetet sociale, Lushaku ka deklaruar se “shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës”.

Ajo shtoi se për shkak të mungesës së mjeteve financiare, “Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla”, ndërsa shumë investime arsimore janë pezulluar.

“Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siç po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale,” shkroi Lushaku, duke theksuar se “partitë e politikanët me mendësi bllokuese duhet të përjashtohen”.

Sipas saj, Prishtina ka nevojë për vazhdim të zhvillimit dhe jo stagnim: “Është koha e projekteve të mëdha për Kryeqytetin. Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz