BallinaLajmeBilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma...

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

Të ngjajshme

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka...

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku për nëntë muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, 47 persona apo 54.6 për qind kanë qenë shoferë.

Po ashtu, nga gjithsej 75 aksidente fatale, 29 prej tyre (38.6 për qind) kanë qenë vetaksidente.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë apel për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët, sidomos gjatë kushteve të vështira atmosferike.

“Kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohë përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë vozitjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, tha Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz