back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Epoka e Albin Kurtit ka marrë fund, ai s’do jetë më...

Krasniqi: Epoka e Albin Kurtit ka marrë fund, ai s’do jetë më kryeministër- ai bëri hajgare Dimal Bashën e propozoi sot pa e ditur fare

Të ngjajshme

86 të vdekur në aksidente trafiku për nëntë muaj të këtij viti

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës,...

Avdullah Hoti reagon me një foto pasi dështoi të zgjidhej qeveria e prezantuar nga Albin Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?

Pas muajsh ndarjeje, aludimesh dhe thashethemesh për fundin e...

Lushaku e LDK-së: Sot votova kundër qeverisë Kurti. Për Kosovën, jo për pushtetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi Lëvizja...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u deklarua pasi në Kuvend dështoi votimi i qeverisë Kurti III.

Krasniqi tha se Kurti dhe partia e tij përkundër që dolën të parët në zgjedhje nuk lanë vend për bashkëpunim as për dialog e kompromis.

Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme.

“Faktor për krizën ekonomike, politike e diplomatike besoj se s’ka më asnjë dyshim e hezitim për ta thënë askush është VV-ja deh Kurti. Andaj sa më parë që shkojmë një hap tutje në krijimin e institucioneve të reja për Kuvend funksional e qeveri legjitime pa Kurtin e VV-n është mirë për vendin tonë”, deklaroi Krasniqi, shkruan lajmi.net.

“E dini se kam bërë përpjekje për ti dhënë vendit një qeverisje nga partitë e opozitës por s’ka pasur sukses andaj sot u them se nëse na fton presidentja nesër pyetja do të jetë se s’kemi shumicë të re sepse një gjë e tillë nuk është e mundur. Kurti jo se jo është ditur por sot u vërtetu se s’ka shumicë, por as ne si PDK nuk kemi shumicë që fatkeqësisht i bie që duhet ë shkohet sa më parë”,shtoi Krasniqi.

“Pas zgjedhjeve të ardhshme dhe pas suksesit tonë në zgjedhje lokale, e pas balotazhit jam i bindur se qytetarët e kanë të qartë. Vota jonë s’ka qenë kundër 400 mijë qytetarëve që votuan Kurtin, por kundër thyerjes së besimit që ua bëri ai atyre njerëzve. S’ka ndodhur në parlamentarizëm tonë me i pas mbi 40 deputetë e mos me mund me bë qeverinë. Por flet për Kurtin e arrogancën e tij për t’i nënshtruar e jo bashkëpunu me të tjerët e solli në këtë situatë. Qytetarët jo vetëm që s’do reflektojnë por do t’ia japin përgjigjen e që e ka merituar pas shpërfilljes e thyerjes së qytetarëve për gati 9 muaj”, tha Krasniqi.

“Shohim kur të shpallen zgjedhjet edhe pse ne kemi garuar pa koalicion formal me këdo. Pyeteni Dimal Bashën a e ka ditë se a i përmendet emri, sepse kur iu përmend emri u zu në befasi nisi me e pyet Albulena Haxhiun apo diçka. S’jam i sigurtë se e ka ditë emrin, pra ishte shpërfillje komplet. Qysh e qet kryetarin e Kuvendit hajde tash bëhu ministër, a ke qenë gabim, a ke bë hajgare a qysh?. E dëshmuan se ka qenë tallje propozimi i tij. Nuk jam i sigurtë se e ka ditë, nga reagimi që apti.Hamza e meriton të jetë në krye të nj qeverie, do të diskutojmë menjëherë pas balotazhit- tash fokusi është në garën që na ka mbet në zgjedhjet lokale që ta konfirmojmë atë. Jam i nderuar nga besimi i qytetarëve për PDK-në.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz