Mandatari për kryeministër, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje deputetëve që kur të votojnë, të votojnë për interes publik e jo partiak.
Ai ka treguar edhe pesë vendimet e para të cilat do të marrë pas formimit të qeverisë.
“Të nderuar deputet 5 vendimet e para që do të marrim si qeveri do të jenë
Miratimi i projektligjit për buxhetin
Vendimi për përcaktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro që prek rreth 200 mijë qytetarë
Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë rreth 50% më tepër që prek mbi 400 mijë fëmijë
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro që prek një pjesë të madhe të sektorit privat dhe atyre që jaë punësuar përmes e-kosova,
Miratimi ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së, që janë përfitues të benefiteve të veteranit.
Po ashtu katër vitet e fundit kemi pasur rritjen më të lartë në rajon pavarësisht inflacionit”, deklaroi ai. /Lajmi.net/