Albin Kurti është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me paraqitjen e kabinetit të tij qeveritar, të cilin kërkoi që ta votoj secili deputet.
“Do jem i gatshëm për diskutime deri në shterim, dy debatet e tilla ku mora pjesë ishte prezantimi për projektbuxhet më 11 nëntor vitin e kaluar dhe raporti im për qeverisjen 4 vjeçare më 2dhjetor 2024 me kërkesë të opozitës. Të dyja këto debate kanë qene shumë orëshe. Bashkë duhet të synojmë konsesnus në tema madhore, si arsimi dhe shëndetësia e mbrojtja. Politika e jashtëm dhe ajo e energjisë”.
“Qytetar, më lejoni të ju falënderoj juve që votuat VVA dhe partitë e terja e për përgjegjësinë e lartë qytetarë në procese zgjedhore deh pas tij. 4 vite më parë në fjalimin tim inaugurues, Kosova ishte nën ethet e pandemisë e ndërkohë u ballafaquam me probleme të shumta. Tek kriza e energjisë e inflacionit tek provokimet shumta, e sulmet e shpeshta tek agresioni i Serbisë. Brenda një viti siguruam vaksinat me aleatët tanë dhe siguruam vaksinimin për mbi 60% të qytetarëve, e pati rritje mbi 10% të ekonomisë në vitin e parë të qeverisjes. Kjo çoi edhe në rritje të vendeve të punës. Kriza që ka prekur çdo qytetarë e çdo biznes, Kosovën e gjeti me termocentrale të vjetra që janë ndotëse të ambientit. Krahasuar me sigurimin e energjisë dhe skemave për subvencionimin e faturave, investuam për energjinë e ripërtitshme. E nëpërmjet MSS, u sigurua miliona investim në kapacitetet e baterive që vendos Kosovën si vendin e parë në botë për kapacitet të baterive për kohë banori. Hapëm ankandin e parë solar për 100 më. Në mandatin e parë do synojmë përdorimin e resursit të linjitit, përmes energjisë elektrike. Ky do të jetë projekti më i rëndësishëm në dekadat që do të vijnë. Ofruam pakon për përqindje në rutoprudouktin vendor. Shënuam rritjen më të madhe ndonjëherë të sundimit të ligjit dhe korrupsionit.Unë s’kam qenë vetëm kryeministër i shqiptarëve, por edhe i pakicave e që janë pasuri e shoqërisë sonë. Kemi lansuar masën e veçantë të punësimit për 2 mijë qytetarë të veriut. Dhe përveç kësaj në Kosovë në Polic janë punësuar 199 kadetë serbë prej nëntorit të vitit 2022 e këtej e nga pranvera e vitit 2023 mbi 200 të punësuar me kontratë pune të vazhdueshme në veri e mbi 200 me kontratë mbi vepër. Më 2023 ministria e Kulturës dyfishoi buxhetin kurse viti ne kaluar vazhdoi mbështetje për 73 projekte të tjera”,deklaroi Kurti.
“Gjatë këtyre viteve jemi përballur me sulme të shpeshta të Serbisë që 4 herë solli ushtrinë e saj në Kosovë. Patëm dy sulme të rënda terroriste në Banjskë dhe në Ibër Lepencë. Por si kurrë më parë u trefishua buxheti për FSK-në dhe u dyfishua numri i ushtarëve. U katër fishuan trajnimet jashtë vendit dhe u shumëfishuan blerjet e armatimeve. Policia shkatërroi grupet kriminale e mbylli rrugët kriminalet në veri të vendit e ndërtoi nënstacione të reja në veri e mbylli dhjetëra struktura ilegale në veri e anembanë vendit që për vite me radhë vepronin të paprekura e të papenguara. Sot grupet kriminale që kryen krime në veri janë shkatërruar e dokumentet ilegale janë zëvendësuar me ato të Republikës, e dinari është zëvendësuar me euro. Sovraniteti është forcuar e kryekrimineli Radoiciq është në arrati, me një aktakuzë prej 160 faqesh për të e shokët e tij. Kosova sot është më e sigurtë se kurrë më parë e këto sfida u përballën me sukses. E sfidat edhe i kemi kryer në mundësi për progres. Investuam në ushtri e në polici e luftuam kriminalitetin e bën politika sociale. Shteti që po ndërtojmë bashkërisht nuk zgjedhë në mes zhvillimit e sociales, por i përqafon të dyja për mirëqenie të përbashkët”./Lajmi.net/