back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeTë shtëna me armë zjarri për shkak të një borxhi në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri për shkak të një borxhi në Mitrovicë

Të ngjajshme

Një borxh mendohet të ketë qenë arsyeja e disa të shtënave në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhojat, ndërsa tek ankuesi është sekuestruar një armë AK 47.

“Ankuesi m/k ka lajmëruar policinë se në afërsi te shtëpisë së tij ka pasur te shtëna me armë dhe sipas tij dyshon ne dy persona te cilëve ua kishte një borxh. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë ndërsa nga ankuesi është sekuestruar një armë AK 47 te cilën armë sipas ankuesit e kishte për vetëmbrojtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është shoqëruar ne stacion te policisë një i dyshuar m/k dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz