back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaJetëGjërat që tregojnë se partnerja nuk iu do më

Gjërat që tregojnë se partnerja nuk iu do më

Të ngjajshme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Kur një grua pushon së dashuruari mashkullin e saj, gjendja e saj shpirtërore ndryshon, ashtu sikurse dhe vëmendja kundrejt tij. Më poshtë janë 7 gjëra që e tregojnë.

  • Nuk është më pika e referimit

Partneri juaj nuk është më pikë referimi në jetën tuaj dhe nuk zë vend në mendimet që keni. Ai nuk është më pjesë e mendimeve tuaja për të ardhmen dhe ju filloni të mendoni se duhet të jetoni pa atë, që të ndiheni më mirë.

  • Nuk e shikoni atë si më parë

Kur zgjoheni, nuk e shihni më. Kur ka dashuri, zgjoheni, shikoni dhe puthni partnerin tuaj në shtrat. E puthni dhe i thoni mirëmëngjes, duke menduar për të shkruar një faqe tjetër të librit të jetës së bashku.

  • Nuk të mungon më

Kur nuk është në shtëpi, ju nuk ndjeni mungesë dhe ndjeheni më mirë vetëm, harroni se ai nuk është dhe nëse për një moment mendoni “Tani do të vijë”, ndjeni se nuk doni që kjo të ndodhë dhe preferoni të qëndroni të qeta në vetmi.

  • Hani veç e veç

Ju nuk shijoni më një vakt me të. Ato dreka apo darka që keni kaluar me të, nuk ekzistojnë më. Tani vaktet janë të mërzitshme dhe pa biseda.

  • Argëtoheni pa atë

Jeta juaj tashmë po fillon të kërkojë mënyra dhe momente të tjera, kur të jeni të lumtura e të qeshni. Dhe partneri juaj nuk është pjesë e tyre.

  • Nuk merakoseni më për të

Pa e kuptuar, nuk merakoseni më nëse është në rregull. Nuk është se ju jeni një person i keq, por nuk e vrisni më mendjen se ku ndodhet apo ç’po bën mashkulli juaj. Vjen një moment kur nuk është më i rëndësishëm për ju, dhe filloni të mendoni më shumë për veten, fëmijët tuaj ose për njerëzit e tjerë.

  • Filloni të mendoni për një dashuri të re

Filloni të planifikoni një dashuri të re. Ju rikthehen ide dhe iluzione me një person të cilin mund ta njihni, imagjinoni veten me dikë që ju bën të rigjeni dashuri dhe lumturi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz