back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeMustafa i fton qytetarët të dalin të votojnë, i falënderon ata për...

Mustafa i fton qytetarët të dalin të votojnë, i falënderon ata për një proces demokratik të zhvilluar deri më tani – Nuk flet për rezultatet e pritshme

Të ngjajshme

Arian Tahiri me fitore të thellë ndaj Faton Pecit, në të tre Exit Poll-et

Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës në tri...

Lajmi i fundit: Ky është numri i votuesve në Skenderaj

Përfundon procesi zgjedhor në Skenderaj – 16.500 qytetarë shfrytëzuan...

Petrit Hajdari thirrje: Dilni, votoni – Për veten, për familjen, për qytetin

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia...

Podujeva shkon në balotazh, ja cila parti prinë me vota (Foto)

Sipas Exit pollit të  Klan Kosovës në komunën e...

Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka mbajtur një konferencë për media duke falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike e kushtetuese për të votuar.

Ai ka thënë se bazuar në të dhënat nga tereni, procesi deri më tani është i rregullt dhe demokratik, për çka i ka falënderuar përsëri qytetarët.

“Shfrytëzoj edhe mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë sidomos para orës 19:00, kur edhe mbyllen qendrat e votimit.  Për rezultatet nuk mund të flas tani, për parregullsi përjashto disa raste minore të vogla nuk kemi informacion për parregullsi të mëdha. Qytetarët e Kosovës kanë treguar një vetëdije të lartë, demokratike e kushtetuese duke marrë pjesë edhe në numër të lakmueshëm në këto zgjedhje por edhe duke ndjekur një proces të mirëfilltë zgjedhor. I ftoj të zënë afatin kohor para orës 19:00 të mbrëmjes”, ka thënë Mustafa para mediave. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz