back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeHoxha: 6500 policë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve – fokusi më...

Hoxha: 6500 policë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve – fokusi më i madh do të jetë në veri

Të ngjajshme

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në...

Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme...

Përditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00, votuan 13.44% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve.

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë në tv Dukagjini ka shpjeguar planin operativ.

“Plani operativ është përgatit shumë kohë më përpara, sepse ne punojmë me disa faza të planit, qysh prej fillimit të fushatës zgjedhore e deri te dita e zgjedhjeve dhe pastaj, siç është dita finale, po edhe menaxhimi i situatës pas shpalljes së rezultateve e deri te përfundimi i numërimit të votave në qendrën e numërimit të rezultateve nga KQZ-ja”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se gjatë gjithë këtij procesi Policia e Kosovës ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Kosovës dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke siguruar koordinim të plotë për një ditë zgjedhore të qetë dhe të sigurt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz