Panelistët në emisionin Pressing në T7 po i japin parashikimet e tyre për komunat në zgjedhjet e nesërme.
Për zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit, panelistët Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Valon Syla besojnë që Alban Hyseni i VV’së dhe Arbër Ismajli i LDK’së do të shkojnë në balotazh.
Një pjesë nga debati i tyre:
Buzhala: Qartazi shkon Albani, shkon me Arbërin, mirëpo ka një rritje të Riadit. Krejt cështja është a i merr Albani – 40% a +40 %, nëse është minus 40% e ka të garantume që e humb me Arbërin. Balotazh ka mes Arbërit e Albanit, cështja është sa i merr Riadi.
Mirena: Në Gjilan e bën diferencën që partia e tretë edhe e katërt nuk janë të dobët.
Buzhala: Albani këtë fitoren qe e ka prej 4 e ka prej krahut stalinist të PDK që janë kon atje,që janë të lidhun me këto ilegalet, Sami Kurteshat e kta.
Syla: VV në Gjilan është favorit, dhe balotazhin do ta ketë me LDK.