BallinaLajmeParada ushtarake e Koresë së Veriut, Kim Jong Un shfaq raketën e...

Parada ushtarake e Koresë së Veriut, Kim Jong Un shfaq raketën e re ndërkontinentale

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëhoqi një paradë të madhe ushtarake, në të cilën u shfaq raketa e re balistike ndërkontinentale para personaliteteve të ftuara ndërkombëtare.

Parada qw u mbajt tw premtwn shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet. Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, ishin krah presidentit tw koresw sw Veriut, Kim Jong Un, ndërsa personalitete të tjera të huaja e ndoqën ngjarjen nga tribuna.

Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut – vend i armatosur me armë bërthamore – shfaqi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale: Hwasong-20, e cila u përshkrua nga KCNA si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit, shkruan A2 CNN.

Seria e raketave Hwasong i ka dhënë Koresë së Veriut aftësinë për ta shënjestruar çdo pjesë të territorit amerikan, megjithatë ka ende dyshime lidhur me sofistikimin e sistemit të drejtimit për ta arritur cakun, si dhe për aftësinë e kokës bërthamore për ta përballuar rihyrjen në atmosferë.

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, kulmin e ambicieve të Koresë së Veriut për armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi”, -tha Ankit Panda nga Instituti Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, me seli në SHBA, ku sipas tij, sistemi ka gjasa të jetë projektuar për shpërndarjen e shumë kokave luftarake.

Shumëfishimi i tyre do të shtojë presionin mbi sistemet ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së dhe do të forcojë atë që Kim e sheh si të nevojshme për të arritur efekt të qëndrueshëm, frikësimin e Uashingtonit.

“Ndër armët e tjera të shfaqura në paradë ishin raketa balistike hipersonike, raketa lundruese, një lloj i ri i raketahedhësve të shumëfishtë dhe një hedhës për dronë vetëvrasës”, tha Hong Min, analist i Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar.

Nw takimin me ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, Kim Jong Un premtoi mbështetje të plotë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz