back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeShtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në një shtëpi në Podujevë, dyshohen për...

Shtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në një shtëpi në Podujevë, dyshohen për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike

Të ngjajshme

Krasniqi: Jepjani një shansë Uran Ismailit – koha është për Prishtinën

Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen nesër në...

Zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

Është zbuluar formacioni me të cilin Shqipëria do të...

11-lojtarët që mund të bëjnë histori, Sylvinho publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen...

AIP thirrje partive politike që ta respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë zgjedhjeve

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë,...
- Advertisement -

Pesë gra dhe dy burra janë arrestuar në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës nën dyshimin për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

“Sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç’ rast kanë arrestuar 7 persona. Informatat e siguruara në  rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit  të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedim – Podujevë, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike. Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj)”, tha policia.

Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

Policia tha se në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të  ndërmerren veprimet e mëtejme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz