back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeMbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Mbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Të ngjajshme

Mbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Muriqi: Nuk duhet nënçmuar kjo pikë, ndaj Suedisë jemi 100% të gatshëm

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur...

Kosova sonte fitoi një ”yll”, Albian Hajdari më i vlerësuari kundër Sllovenisë

Pavarësisht barazimit 0-0 me Slloveninë, Kosova sonte fitoi një...

Muslija: Na mungoi vetëm goli ndaj Sllovenisë, duam pikët e plota ndaj Suedisë

Futbollisti Florent Muslija është prononcuara pas ndeshjes. Ai tha se...
- Advertisement -

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën mori disa vendime.

Vendimet përfshijnë ndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës, ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e Afrim Bunjakut, dhe të 200 mijë eurove për renovimin e një objekti në Mitrovicë të Veriut, shkruan IndeksOnline.

Këto janë vendimet:

– Ndarë 304,511.16 euro, sipas Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse;

–  Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (ndarjet);

–  Ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij;

– Ndarë 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz